Lajme Zone
Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim

Policia ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Policia ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës. Një nga pikat e kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks. Vëmendje e veçantë i kushtohet automjeteve me xhama të zinj, ndërsa policia verifikon drejtuesit dhe pasagjerët për identifikimin e personave në kërkim, si dhe për evidentimin e rasteve të mundshme të mbajtjes së armëve pa leje. Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Vlorës. Sipas policisë, prania e shtuar e forcave synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës.