Lajme Zone
“U kap mat me fytyrë!”/ Hyn në verandë dhe vjedh veshje e atlete me vlerë 500 euro
Të tjeraJOQ Albania

“U kap mat me fytyrë!”/ Hyn në verandë dhe vjedh veshje e atlete me vlerë 500 euro

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje në një banesë private.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje në një banesë private.

Sipas tij, një i ri ka hyrë në verandën e banesës dhe ka marrë veshje dhe atlete me vlerë rreth 500 euro.

Në pamjet e kamerës së sigurisë shihet i riu me kapuç duke hyrë në verandë dhe duke kontrolluar pranë hapësirës ku ishin lënë rrobat dhe këpucët. Më pas, ai merr disa veshje dhe atlete dhe largohet me sendet në dorë.

Në pjesën e dytë të videos, kamera fokusohet më afër te personi, duke i bërë të dallueshme tiparet e fytyrës. Ai shihet me kapuç të zi dhe tuta sportive të zeza me tri vija të bardha.

Denoncuesi thotë se nuk është hera e parë që i njëjti person shfaqet në kamerat e banesave në zonë dhe pretendon se më herët është filmuar me të njëjtën veshje, por me shpinë nga kamera.

“Jemi munduar ta qartësojmë fytyrën”, shkruan qytetari, duke shpresuar që pamjet të ndihmojnë në identifikimin e personit.

Ai thotë se vjedhja e kësaj here i ka shkaktuar një dëm prej rreth 500 eurosh.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa rrethanat dhe identiteti i personit të shfaqur në video mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)