Lajme Zone
Kontrolle në lokalet e Shkupit, 8 persona në pranga
BotëTelegrafi

Kontrolle në lokalet e Shkupit, 8 persona në pranga

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga liria, mes tyre edhe tre të mitur.

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga liria, mes tyre edhe tre të mitur.Kontrolli u krye nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe identifikuar gjithsej 37 persona. Në dy prej lokaleve është konstatuar se puna ka vazhduar përtej orarit të lejuar. Ndërsa në një tjetër, policia ka konstatuar se u është shërbyer alkool personave të mitur. Kontrollet zbuluan edhe persona që dyshohet se posedonin droga narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë.“Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në bashkëpunim me inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, gjatë natës ka kryer kontrolle në disa lokale hotelierike në Shkup. Gjatë kontrollit janë identifikuar 37 persona, ndërsa tetë persona janë privuar nga liria, prej të cilëve tre janë të mitur. Në dy lokale është konstatuar tejkalim i orarit të punës, ndërsa në një lokal është konstatuar shërbim i alkoolit ndaj personave të mitur. Gjithashtu, janë konstatuar persona që posedonin drogë narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë“, thonë nga MPB.