Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash. Ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë. Pranë rastit pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

