Lajme Zone
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza hashashi

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit.

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit. Sipas raportimeve, gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit hashash. Ndërkohë, ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë, teksa pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.