Në muajin mars të vitit 2027, pritet të jetë funksional sistemi i mbikqyrjes elektronike për ata persona të cilët do të qëndrojnë në masën e arrestit shtëpiak. Kjo u artikulua nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili tha se kjo do i japë mundësi gjykatave për zbatimin e masave alternative.
“Sistemi parashikohet të mbështetet me personel të trajnuar, protokolle të qarta reagimi dhe raportimi ndaj gjykatës dhe prokurorisë, si dhe me forcimin e kapaciteteve të Shërbimit të Provës”, shprehet ai
Gjatë një mbledhje me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë , dhe jo vetem, ku u diskutua praktika e masave të sigurisë, Gogu u shpreh se puna e Këshillit të Evropës po kalon nga rekomandimet te procesi i Reformës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale” thekson ai.
Rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin, sipas ministrit, po ushqejnë punën e nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus forcimin e garancive për lirinë e personit dhe funksionimin real të alternativave ndaj arrestit në burg. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arrestbiciklete elektronikeburgkontrollToni Gogu
