Lajme Zone
Kontratë 4-vjeçare me pagë 'faraonike', Mirlind Daku do të përfitojë deri në 16 milionë euro te Spartaku i Moskës
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kontratë 4-vjeçare me pagë 'faraonike', Mirlind Daku do të përfitojë deri në 16 milionë euro te Spartaku i Moskës

Aspekti financiar duket se ka luajtur një rol vendimtar në zgjedhjen e Mirlind Dakut për të vijuar karrierën në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares është pranë zyrtarizimit te Spartaku i Moskës, klub që ka paguar 11 milionë euro te Rubin Kazan për të aktivizuar klauzolën e lirimit, në një marrëveshje që pritet t’i sigurojë përfitime rekord gjatë viteve të ardhshme. Sipas raportimeve të medieve ru

Aspekti financiar duket se ka luajtur një rol vendimtar në zgjedhjen e Mirlind Dakut për të vijuar karrierën në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares është pranë zyrtarizimit te Spartaku i Moskës, klub që ka paguar 11 milionë euro te Rubin Kazan për të aktivizuar klauzolën e lirimit, në një marrëveshje që pritet t’i sigurojë përfitime rekord gjatë viteve të ardhshme. Sipas raportimeve të medieve ruse, Daku do të përfitojë rreth 3.75 milionë euro në sezon. Nga kjo shumë, 2.5 milionë euro do të jenë pagë fikse, ndërsa 1.25 milionë euro do të përfitohen si bonus vjetor për besnikëri ndaj klubit. LEXO edhe...Gjesti i Putin habit spektatorët, presidenti rus luan me top në skenë (VIDEO) Përveç pagës, 27-vjeçari do të arkëtojë edhe një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë eurosh. Kontrata mes palëve pritet të jetë e vlefshme për tre sezone, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nëse marrëveshja respektohet deri në fund, Daku mund të përfitojë deri në 16.5 milionë euro, duke e bërë këtë transferim më fitimprurësin e karrierës së tij. Megjithatë, afrimi i Dakut nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë tifozët e Spartakut. Një pjesë e tyre kanë shprehur publikisht kundërshtimin ndaj transferimit të sulmuesit nga Kosova, madje duke shfaqur edhe pankarta fyese për shqiptarët gjatë ditëve të fundit. S.Dh/ReportTv.al rubin kazan spartaku i moskes Legjionaret Rusi mirlind daku Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.8% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5105 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?