Lajme Zone
Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar, pranga të afërmit për ndërtim pa leje (EMRAT)

Gërryerja kishte kaluar edhe koordinatat e përcaktuara. Një ekskavator dhe një kamion teknologjik janë sekuestruar.

3 persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë për 2 punonjës, Lorenc Xibraku, 35 vjeç dhe Lalchand Bhuria, 42 vjeç (indian), të një subjekti në pronësi të një 22-vjeçari që gërryente shtratin e lumit Devoll duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore në Gostimë. Gjithashtu, gërryerja kishte kaluar koordinatat e përcaktuara. Një ekskavator dhe një kamion teknologjik janë sekuestruar. LEXO edhe...Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues I treti në pranga është 46-vjeçari Behar Troka që kishte ndërtuar pa leje pranë zonës ku ndodhej biznesi që administrohej nga 22-vjeçari, i afërm i tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: Cërrik/Goditet një rast i krimeve kundër mjedisit, me pasoja devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe rrezikimin e tokave bujqësore në fshatin Gostimë. Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit. Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit. Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa leje në afërsi të vendndodhjes së subjektit. Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 1 kamion teknologjik, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin: -u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës; -u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç. Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë. Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari. Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H. Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Elbasan cerrik arrestim lumi devoll Lorenc Xibraku Lalchand Bhuria Behar Troka Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.9% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5212 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?