Autoritetet doganore kanë bllokuar mbi 1 ton produkte deti të ngrira të padeklaruara, gjatë një operacioni kontrolli të zhvilluar në bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Degës Doganore Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar, një mjet transporti është selektuar dhe mbajtur nën mbikëqyrje nga Zyra e Monitorimit, që në momentin e hyrjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. LEXO edhe...‘Strike 2026’ zbarkon në Vlorë, Nato dhe Forcat Detare Shqiptare zhvillojnë manovra të përbashkëta Nga kontrolli i ngarkesës ka rezultuar se mjeti transportonte një sasi prej mbi 1,000 kg më shumë se sa deklarimi zyrtar produkte deti të ngrira (konkretisht +700 kg kallamar dhe +336 kg skampi). Pas bllokimit të sasisë së mallit, autoritetet doganore po ndjekin procedurat e mëtejshme ligjore e administrative ndaj subjektit përgjegjës lidhur me detyrimin doganor të munguar. Strukturat e Administratës Doganore mbeten të përkushtuara maksimalisht në luftën kundër kontrabandës, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit. A.C/ReportTv.al kakavije Vlore Dogana Shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.4% Disi 3.7% Vota total: 4129 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
