Lajme Zone
Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë

KOSOVË- Kosova nuk arriti dot sërish një zgjidhje për të dalë nga kriza e gjatë politike. Seanca e së shtunës, që ndonëse u thirr në shkelje të afatit kushtetues 30 ditor, nuk prodhoi dot një emër për kryetarin e Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi ende kohë duke thënë se nuk ka arritur marrëveshje politike me partitë e tjera, që do t’i hapte rrugë ng

KOSOVË- Kosova nuk arriti dot sërish një zgjidhje për të dalë nga kriza e gjatë politike. Seanca e së shtunës, që ndonëse u thirr në shkelje të afatit kushtetues 30 ditor, nuk prodhoi dot një emër për kryetarin e Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi ende kohë duke thënë se nuk ka arritur marrëveshje politike me partitë e tjera, që do t’i hapte rrugë ngritjes së institucioneve dhe më pas zgjedhjes së Presidentit. “Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë” tha Kurti. LEXO edhe...Deputetja hodhi vezë ndaj Kurtit, kreu i AAK-së e mbështet në rrjete sociale: Timja kurrë nuk ka munguar për Kosovën E pakënaqur nga vijimi i ngërçit politik, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj qëlloi disa herë me vezë në drejtim të Albin Kurtit. Seanca u ndërpre pa një datë se kur do të mblidhet sërish. Pas seancës Kurti tha se nuk mund të propozonte një emër për Kryetarin e Kuvendit pa një marrëveshje politike me partitë e tjera parlamentare, sepse kjo do të prodhonte automatikisht mungesë konsensusi për presidentin dhe do të çonte në zgjedhje të reja “Insistimi ynë i drejtë është që të ulemi, të bisedojmë, të merremi dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshjeje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje dhe liderët e partive të tjera parlamentare, të konstituojmë Kuvendin, Qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, tha Kurti. Por, opozita atje e akuzoi se po zvarrit qëllimisht zgjidhjen politike. “E kishim një seancë të turpit. Nëse dje simbolikisht ia vunë drynin sallës së Kuvendit, sot ia kanë vu drynin demokracisë meqë dot do duhej të propozohej emri për kryetar të Kuvendit, një gjë të tillë LVV nuk e bëri që po e konsideron Kuvendin pronë të saj. Sot ka qenë seancë antikushtetuese antidemokratike”, tha Enver Hoxhaj deputet i PDK. “Shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet. kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi”, tha Jehona Lushaku, deputete e LDK. Aktualisht, me PDK-në dhe AAK-në që janë tërhequr nga bisedimet për zgjedhjen e presidentit apartiak, Kurti po zhvillon takime vetëm me Lumir Abdixhikun e LDK, parti e cila ka ambicie për postin e presidentit. Ora 13:43 Deputetja hodhi vezë ndaj Kurtit, kreu i AAK-së e mbështet në rrjete sociale: Timja kurrë nuk ka munguar për Kosovën Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, zgjodhi të mbështesë deputeten Time Kadrijaj me një postim në Facebook, pak pasi ajo hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit. Postimi vjen në kulmin e përplasjes politike mes AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ditët e fundit, Gjini ka akuzuar Kurtin se po bllokon konstituimin e institucioneve, ka folur për shkelje të rendit kushtetues dhe ka paralajmëruar se vendi po hyn në një krizë të thellë politike.Në këtë klimë, ai publikoi fotografinë me Kadrijajn dhe e shoqëroi me një mesazh të shkurtër duke vlerësuar kontributin e deputetes për Kosovën.“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, shkroi Gjini në Facebook. Share Ora 13:39 Time Kadriaj hodhi vezë ndaj Kurtit, Haxhiu: Nuk kam problem me aksionet politike të deputetëve Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, komentoi incidentin në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Nuk kam asnjë problem me aksionet politike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ajo ka vlerësuar që kjo është forma, atëherë… le të vazhdojë ta bëjë, nuk kam asnjë problem. Këto i vlerëson Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që të kemi marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Mungesa e një marrëveshjeje na çon në zgjedhje të parakohshme. Nuk bën assesi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Haxhiu për Ekonomia Online.Ajo u bëri thirrje partive të vazhdojnë dialogun dhe tha se kushdo që mendon se janë shkelur procedurat kushtetuese mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.Haxhiu kritikoi edhe LDK-në, duke thënë se kërkesat e saj janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.“Unë mendoj që kërkesat e LDK-së deri tani kanë qenë në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, nuk mund të kërkosh diçka që s’ta ka dhënë qytetari. Dhe kjo situatë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, edhe në fillim të këtij viti, po ndodh edhe tani. Duket që vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka reflektuar nga kritikat, por që mesazhin e qytetarëve nuk po e kuptojnë drejt subjektet e tjera politike”,tha ajo Share Ora 13:14 U qëllua me vezë në Kuvend, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë për marrëveshje, e paguaj Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentin tensionet në Kuvend, ku ru qëllua me vezë nga deputetja opozitare Time Kadrijaj. Kurti tha se nëse sulmi me vezë është çmimi që opozita të ulet në tryezë, atëherë ai e pranon.“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfn atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, tha Kurti. Share Ora 13:12 'Pa marrëveshje për presidentin do të shkonim në zgjedhje', Kurti tregon pse nuk propozoi kandidat për kryetar Kuvendi (VIDEO) Pas ndërprerjes së seancës konstituive, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shpjegoi pse Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti një kandidat për kryetar të Kuvendit.“Nuk propozuam një emër për kryetar Kuvendi, ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë. Meqenëse çfarëdo konstituimi i Kuvendit, pa marrëveshje politike që do të garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për Presidentin e Republikës, pashmangshëm do të na shpinte tek zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të pashmangshme, të panevojshme dhe gjithsesi të dëmshme”, tha Kurti.Ai u shpreh se ende beson te arritja e një marrëveshjeje politike dhe se kontaktet me liderët e partive duhet të vazhdojnë.“Vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje me liderët e partive të tjera, të konsituojmë Kuvendin, formojmë qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin apo presidenten e re. S’ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje. S’ka kuptim të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, unë kam pasur takim, kam shkruar letra që ftojnë për takim, e që japin përgjigje, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderë të partive politike dhe s’duhet t’i shpallim përpjekjet e dështuara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Prandaj edhe një herë u bëj thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, që të bisedojnë duke u takuar, dhe duke u takuar të merren vesh, të bëjnë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, për hir të institucioneve të Republikës dhe popullit të Kosovës”, shtoi ai. Share Ora 13:09 Kriza politike në Kosovë, Hoxhaj: Kurti e ka sjellë vendin buzë greminës, të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendi Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të përfjë procesi i konstituimit, edhe pse e cilësoi seancën e sotme si antikushtetuese.“E ftojmë Kurtin që ta propozojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, të konstituohet Kuvendi”, tha Hoxhaj.Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk lidhet me krijimin e qeverisë apo zgjedhjen e presidentit.Hoxhaj e quajti seancën e sotme “seancë turpi”, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “uzurpim” të pushtetit dhe “suspendim të të gjitha institucioneve demokratike”.Sipas tij, e gjithë situata është krijuar me qëllim që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Share Ora 12:24 Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së gjuan me vezë drejt Kurtit, ndërpritet seanca (VIDEO) Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas tensioneve të krijuara në sallë, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, tentoi të godiste me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Pak më parë, Kurti kishte kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.“Prandaj, që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.Menjëherë pas fjalës së tij, Kadriaj u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit. Pas incidentit, deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare u ngritën në këmbë dhe pati shtyrje fizike në sallë.Për shkak të tensioneve, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi të ndërpresë punimet e Kuvendit. Share Ora 12:18 Me një orë vonesë nis seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, 109 deputetë në sallë Me rreth një orë vonesë ka nisur sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre më 6 gusht. Në sallën plenare janë të pranishëm 109 deputetë.Në rendin e ditës janë vetëm dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Share Ora 11:29 Kuvendi i Kosovës do mblidhet për konstituimin, Besnik Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejë kohë (VIDEO) Besnik Tahiri, deputet i zgjedhur i Aleancës, tha se qëllimi i LVV-së është të blejë kohë."Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues. Opozita ta çojë në Kushtetuese, që të mund të blihet kohë, të rritet presioni për një marrëveshje politike", tha ai.Sipas tij, tha se tani po bëhet lojë për "kush-kujt po ia lë fajin". Share Ora 11:27 Kosovë/ Hoxhaj i PDK-së: Nuk do ta bojkotojmë punën e Kuvendit, seanca është jokushtetuese Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij nuk i thotë jo parlamentarizmit dhe nuk do ta bojkotojë punën e Kuvendit.“Në seancë do ta themi qëndrimin tonë. Është seancë antikushtetuese, antidemorkatike që shkel çdo parim të procedurave se si duhet të konstituohet Kuvendi”, tha ai.Sipas tij, kreu i LVV-së, Albin Kurti, “po përmbys rendin kushtetues” pas çdo cikli zgjedhor, në përpjekje për ta nënshtruar opozitën.“Është situatë anarkike, jashtë rendit kushtetues”, tha Hoxhaj para nisjes së seancës. Share Ora 11:26 'Dehari më ka ftuar', Kurti konfirmon pjesëmarrjen në seancën për konstituimin e Kuvendit (VIDEO) Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konfirmoi se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.Para hyrjes në Kuvend, Kurti nuk komentoi zhvillimet e fundit politike, por u kufizua duke thënë se po i përgjigjet ftesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari.“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti para gazetarëve. Share Ora 11:22 'Nuk na duhen zgjedhje', Haxhiu: Kush mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi para vazhdimit të seancës konstituive se nuk pajtohet me interpretimet se ka përfunduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.Ajo tha se edhe vitin e kaluar Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda 30 ditëve dhe se deputetëve duhet t’u jepet mundësia të bëjnë përpjekje maksimale për ta konstituuar atë.Haxhiu hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke thënë se qytetarët nuk kanë votuar për një proces të tillë.“Në rrethanat aktuale, ju e dini që në momentin që të konstituohet Kuvendi, vlen afati pastaj për zgjedhjen e presidentit prej 60 ditëve. Duket që ka një përpjekje, që unë s’po e kuptoj, që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, por e kanë gabim. Kushdo që përpiqet që përmes veprimeve të tilla ta çojë vendin në zgjedhje, mendoj që ka shumë gabim, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë votuar për të kontribuuar për marrëveshje... Nuk na duhen zgjedhjet”, tha Haxhiu.Ajo u bëri thirrje partive politike të marrin pjesë në seancë dhe të negociojnë për një marrëveshje, duke theksuar se Vetëvendosje ka ftuar vazhdimisht opozitën në takime.Lidhur me pretendimet se seanca është antikushtetuese, Haxhiu tha se kushdo që e kundërshton mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese... Në qoftë se nuk pajtohen me thirrjen e kësaj seance, e kanë mundësinë që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ajo.Haxhiu tha gjithashtu se opozita nuk ka dorëzuar zyrtarisht 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës, duke theksuar se vetëm njoftimi nuk mjafton dhe se nënshkrimet duhej të ishin protokolluar. Share Ora 11:17 'Kurti dhe Haxhiu ia dogjën Kosovës afatin kushtetues', Haradinaj: Vendi ka hyrë në një situatë të rrezikshme (VIDEO) Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova ka hyrë në një situatë të re kushtetuese, pasi sipas tij ka kaluar afati për konstituimin e institucioneve.Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se e shtynë qëllimisht seancën deri në ditën e fundit.“Tash, ndoshta ky debat ka vlejtur dje, hyrja në seancë, mirëpo meqë sot afati kushtetues ka kaluar, më nuk ka rëndësi ose nuk ka efekt. Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerë, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën... Të gjitha të tjerat janë interpretime rrethanore”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se situata nuk është më vetëm një përplasje mes pozitës dhe opozitës, por prek vetë rendin kushtetues të vendit.“Jemi në një situatë ku qëllimshëm Kurti, Albulena e shumë të tjerë me ta, ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën. Si do të dalim nga kjo është një çështje që duhet ta marrim me kujdes, se pasojat nuk janë vetëm për pozitën apo për opozitën, por janë për themelet, rendin tonë kushtetues, të shtetit tonë”, u shpreh ai.Haradinaj tha se deputetët e Aleancës do të marrin pjesë në diskutimet në Kuvend, por theksoi se çdo hap i mëtejshëm duhet trajtuar me kujdes për shkak të situatës së krijuar.Lidhur me mundësinë e protestave, ai tha se protesta është një e drejtë demokratike, por fillimisht duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për të ruajtur rendin kushtetues.“Dalja në rrugë është e drejtë edhe është mënyrë çdo herë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë si të ruhet rendi kushtetues... Duke qenë kështu po mbesin shumë pak opsione, ose po arrijmë aty ku ndoshta edhe qëllimi ka qenë që të na dërgojnë në zgjedhje prapë”, përfi Haradinaj. Share SI.E./ReportTv.al kriza politike ne kosove kosove Kuvendi i kosoves Albin Kurti Vetëvendosje PDK LDK Komento Komente Turi: 08/08/2026 12:23 Kosova eshte mbushur me deputete e drejtues qe jan vetem hajna. Njerez qe vetem lekun e interesin vetijak shikojne. Duke filluar qe nga Ramush Haradinaj e deri te Albini, njerez plehra jeni. E kthyet kosoven ne vend te shkret e shtet letre. Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3254 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?