Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka propozuar ulje me 40% të pagës për një vit për gjyqtaren Suela Dashi. Në hetimin disiplinor konstatohet se gjyqtarja ka kryer shkelje me dashje në rastet e mungesave të pajustifikuara, mosparaqitje kërkese për heqje dorë nga ndjekja e një çështjeje dhe mosrespektim apo zbatim i gabuar i vendimeve nga gjykata më të larta. Mungesa e pajustifikuar në detyrë, për më shumë se tre ditë pune në vit;Mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla;Mosrespektimi i rëndë ose i përsëritur i legjislacionit procedural e material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material, kur konstatohet nga një gjykatë më e lartë. Në arsyetim, ILD thotë se s’ka rrethana që justifikojnë shkeljet, ndërsa përbën lehtësim fakti që ndaj Dashit s’ka masa disiplinore të mëparshme. LEXO EDHE:SMS erotike në punë, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj P.J/Shqiptarja.com TAG: Suela Dashi ild Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 8041 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

