Lajme Zone
Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak
BotëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku 9 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku 9 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe gjithë popullit të Polonisë. “E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe popullit të Polonisë”, ka shkruar Konjufca.Ai ka thënë se mendimet e Kosovës janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.“Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment dhimbjeje”, ka përfunduar reagimin e tij Konjufca.