Lajme Zone
Itali: Të rinjtë shqiptarë heqin flamurin LGBTQ+ nga sheshi i Cuneos
BotëJOQ Albania

Itali: Të rinjtë shqiptarë heqin flamurin LGBTQ+ nga sheshi i Cuneos

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë ndërmarrë veprimin për të hequr flamurin LGBTQ+ të vendosur në një prej shesheve të qytetit të Cuneos në Itali. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:20.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, të rinjtë shihen duke përdorur një makineri për të arritur te flamuri dhe për ta zbritur atë. Në një fotografi të dërguar më pas, flamuri shihet i hequr dhe i shtrirë në tokë.

Sipas qytetarit që ka dërguar materialet, pas ngjarjes ka ndërhyrë policia italiane, e cila ka shoqëruar të rinjtë në komisariat. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon shoqërimin apo arsyet e ndërhyrjes policore. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)