Lajme Zone
Konflikt mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar këtë të martë në fshatin Dedaj të bashkisë Pukë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar këtë të martë në fshatin Dedaj të bashkisë Pukë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Burime paraprake bëjnë me dije se në komisariat është shoqëruar shtetasi Fatjon Shkreli, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po mbledh provat për dokumentimin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka ndodhur mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilat prej vitesh kanë pasur mosmarrëveshje që lidhen me çështje pronësie.

Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet