Lajme Zone
Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, 72 vjeçari nga Korça futet në karantinë
TeknologjiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, 72 vjeçari nga Korça futet në karantinë

Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. I prekur rezulton një 72 vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.

Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. I prekur rezulton një 72 vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. Sipas burimeve mësohet se 72 vjeçari jeton në qytetin e Korçës.Lexo edhe:Si mund ta rrezikojë nostalgjia e gabuar një shoqëri Sipas burimeve spitalore, i moshuari dyshohet se është pickuar nga mushkonja gjatë kohës që kalonte në lulishten e qytetit. 72 vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit. Inspektimi Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij por të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistesh për të bërë dezinfektimin e zonës. Rasti u konfirmua edhe nga ministria e Shëndetësisë. " Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026. ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës. Në Shqipëri, infeksioni nga WNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara' informoi sot ministria e Shëndetësisë. Çfarë shkaktojnë Ethet e Nilit? Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse. Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.