Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar konferencën urgjente të kryeministrit Edi Rama. Salianji shprehet se shteti është shembur përballë krimit, me skandalin e ndodhur së fundmi tek SHISH, ku u arrestua ish-drejtuesja e institucionit. Ish-deputeti shprehet se sot Rama duhet të japë dorëheqjen e të lërë mënjanë justifikimet. Postimi i ish-deputetit të PD Ervin Salianji: A do lajmerojë dorëheqjen Edi Rama tek konferenca urgjente ne aeroport? A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!
Skandali me drejtuesen e ShISH nuk është thjesht një dështim i qeverisë, është shembja e shtetit përballë krimit!
A ka ndikuar që në Neë York pamë edhe një tjetër realitet: braktisjen politike dhe diplomatike të Edi Ramës. Asnjë takim bilateral i nivelit të lartë, asnjë takim që të dëshmonte peshën që pretendon se ka Edi Rama, ndërsa aktivitetet e tij shoqëroheshin kryesisht nga njerëzit e administratës shqiptare.
Sot Shqipëria pret dorëheqjen dhe jo fshehjen pas propagandës, ndërsa krimi dikton shtetin dhe institucionet bien njëra pas tjetrës! Apo do të bëjë Rama të vetmen gjë që i ka mbetur përballë kësaj katastrofe politike: TË JAPË DORËHEQJEN?!
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset si pronë private. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ervin Salianji konference rama

