SPAK ka zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për Aeroportin e Vlorës, që është shndërruar në një mollë sherri mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe qeverisë shqiptare. Prokurorët e posaçëm argumentojnë se nevojiten hetime shtesë, e për këtë arsye i ka shtyrë hetimet deri më datë 23 nëntor 2026. Të dyshuar për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera janë 7 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit. Nga dokumentet që kanë rrjedhur më herët nga SPAK, rezulton se ka dyshime për paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. LEXO edhe...SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët që Timak i fitoi nga Mbrojtja përfunduan për Hipizëm tek Equos nga Arjeta Puca dhe Ron Yeffet (Dokumenti) “Ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”, thuhet në dokumentet e SPAK. Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të kompanisë Al-De Corporation LTD, nëpërmjet shtetasit Aldi Çeli. Përplasjet për aeroportin e Vlorës nisën fillimisht mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli të Mabco dhe Valon Ademit të 2A GROUP. Në kulmin e konflikteve mes palëve, qeveria njoftoi inicimin /VNA SI.E./ReportTv.al valon ademi behgjet pacolli aeroporti i vlores spak Komento Komente Mara emigrante ne Itali: 05/10/2026 10:53 Kjo tregon se duan qe aeroporti te mos funksionoj , e perse nuk u del koha ? U shofte spaku . Përgjigju Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21% Nuk e di 7.7% Vota total: 1817 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

