Lajme Zone
Koncerti në Tiranë, Kanye West reagon me mirënjohje ndaj Ramës e Shqipërisë: Faleminderit që më mirëpritët në vendin tuaj!
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Koncerti në Tiranë, Kanye West reagon me mirënjohje ndaj Ramës e Shqipërisë: Faleminderit që më mirëpritët në vendin tuaj!

Pas mbrëmjes të së shtunës ku elektrizoi Tiranën në “Eagle Stadium”, Kanye West ka ndarë një reagim përmes rrjeteve sociale.

Pas mbrëmjes të së shtunës ku elektrizoi Tiranën në “Eagle Stadium”, Kanye West ka ndarë një reagim përmes rrjeteve sociale. Në platformën X, ai ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për stadiumin dhe mikpritjen. “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan reperi. LEXO EDHE:Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar? Stadiumi ku u mbajt koncerti, me kapacitet prej 60 mijë vendesh, u ndërtua posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Ditën e djeshme, artisti amerikan vizitoi edhe ambientet e kryeministrisë ku u prit nga Rama, i cili i bëri një tur në godinën e qeverisë duke i treguar pikturat, ndërsa realizuan edhe një foto me librin e shumëpërfolur, “The Albanian Files.” Ndërsa koncerti, i cili u mbajt mes polemikash pasi qeveria investoi 4.3 milionë euro në momentin e fundit, mblodhi fansa nga 80 vende të botës. P.J/Shqiptarja.com TAG: eagle stadium edi rama koncerti i Kanye West kanye west Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.1% Jo! 18.8% Disi! 3.1% Vota total: 3159 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?