Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga koncerti që reperi me famë botërore, Kanye West, zhvilloi mbrëmjen e ndjeshme në Tiranë, në një stadium të improvizuar posaçërisht për eventin. Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se mijëra fansa të artistit amerikan nga 80 vende të botës u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë, si asnjëherë më parë. LEXO edhe...Bërxullë/ 50-vjeçari vritet në derë të banesës, autori e qëllon me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes (EMRI) Me disa pamje të realizuara me dron, Rama tregon se stadiumi me kapacitet 60 mijë pjesëmarrës ishte plotësisht i mbushur, dhe thekson se koncerti ishte “një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit”. “MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye Ëest, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”,- shkruan Rama. K.M/SI.E./ReportTv.al koncerti i Kanye West Tirane kanye west Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.9% Jo! 18.8% Disi! 3.3% Vota total: 2268 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
