Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikuan koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë. “Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marr

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të gjithë ata që kritikuan koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë. “Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, tha Rama teksa shtoi se kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia. LEXO edhe...Rama për koncertin e Kanye West: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri Kreu i qeverisë shtoi se edhe në vazhdën e protestave, në vend ka mikpritje dhe siguri për të gjithë ata që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për ta vizituar. "Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, theksoi ai. Lajm në përditësim… Ora 16:08 Koncerti Kanye West, Rama: 4 milionë eurot, investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë Kryeministri Rama tha se investimi i 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West ishte investim i bërë në minutë të fundit“Shqipëria e sotme, duhet të pyesë, sa vlerë krijohet nga ky investim. Mos harroni, ka një varfëri shumë më të madhe, sesa mungesa e të ardhurave të mjaftueshme, varfëria e asipratave. Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte, por edhe duke bërë koncerte. Mirëqënia rritet duke krijuar vlerë, duke tërhequr kapital, ide, njerëz. Pensionet nuk paguhen nga pesimizmi, spitalet nuk ndërtohen nga refuzimi i çdo nismë të madhe. Mirëqënia lind nga guximi për të parë më larg, për të synuar më lart, duke krijuar më shumë vlerë. Edhe dy fjalë për 4 milionë eurot. Hedhin papushim helm, nga pensionistët deri tek më të rinjtë, duhet të ekspozohen se ato 4 milionë euro ishin investim në minutën e fundit, për të shpëtuar investimin për Shqipërinë. Investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë. Ato 4 milionë euro nuk do kishin dalë, por të mos ishin bërë kërcënime, shantazhe, histeria e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakicë njerëzish mendojnë se mund të imponojë qeverinë, sipërmarrjeve, që nuk mendojnë si ata. Populli flet me votë. Janë aventurierë të kapur”, tha Rama. Share Ora 15:58 Rama për koncertin e Kanye West: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri Kryeministri Rama në një video të gjatë në rrjete sociale tha se një koncert i tillë si ai i mbrëmshmi nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë edhe para bizneseve.“Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, theksoi ai. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al koncerti i Kanye West edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78% Jo! 18.9% Disi! 3.1% Vota total: 2826 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?