Drejtoria e Tatimeve njoftoi se ka përfunduar në 1 gusht 2026 procesi i aplikimit për kompensimin e transportit publik. Administrata Tatimore po kryen kompensimin e 95 subjekteve që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e kompensimit për rritjen e çmimit të karburantit. Vlera totale e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës arrin në 110.7 milionë lekë. LEXO edhe...Tatimet zbarkojnë në tregun agro-ushqimor në Kashar, zbulojnë shkelje me autofaturat dhe listat e çmimeve Tatimet sqarojnë se shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë Administratës Tatimore është 20 për një vlerë prej 66.1 milion lekë. Shoqëritë e transportit kryeqytetas u ankuan disa ditë më parë se nuk kishin marrë kompensimin e premtuar dhe paralajmëruan reduktim të linjave./Monitor P.J/ReportTv.al çmimi i naftes shoqata e transportit publik tatimet Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4873 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

