Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kompania e famëziut Ard Veliut bashkohet me Ron Yeffet”/ Berisha: Pas shfaqjes së Ramës, mis autoblindi na del në Kashar. Arjeta Puca…


Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat  iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua një sipërmarrëse që pretendonte se prodhonte makineri ushtarake, përfshirë autoblinda.

Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua një sipërmarrëse që pretendonte se prodhonte makineri ushtarake, përfshirë autoblinda. Sipas kreut të PD-së, më pas janë miratuar ligje dhe vendime që kanë krijuar një “skemë piramidale” në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Berisha ngriti akuza edhe për kompanitë e përfshira në projektet shtetërore, duke pretenduar se aksionet dhe fondet publike janë zhvendosur përmes një rrjeti kompanish dhe transaksionesh. “Historia këtë herë nis me një podcast ku një zonjë që do e quajnë mis autoblindi apo Arjeta Puca dëshmon në studion e podcastit të Ramës se ajo bën mrekulli apo prodhon makineri ushtarake të klasit ndërkombëtar midis tyre dhe autoblinda. Fill pas shfaqjes televizive të Ramës, mis autoblindi na del në Kashar me një autoblind, makineri për ushtrinë dhe zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare. Pas kësaj Edi Rama miraton ligje e vendime për të ndërtuar këtë skemë piramidale të tmerrshme në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Kompania e famëziut Ardi Veliu shpejt bashkohet me Roni Yeffet, duke i dhënë atij 80 % të aksioneve, aksione të gjitha të bazuara në fonde publike apo shtetërore. Ron Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë, apo në ish-kombinati autotraktorëve. Bëhet pronar 45 mln eurove nga buxheti i shtetit, bëhet pronar i tokave që plaçkitin në privat. Të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin nga kompani të ndryshme, duke shitur kompani me 1 euro. I gjithë rrjeti i kompani është në kundërshtim standard me kushtet. Dhe Pirro Vengu deklaronte se kontratat i shqyrtonte komiteti i Mbrojtjes. Por problemi ishte se ata i kontrollonte Ron Yeffet dhe Edi Rama”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ron Yeffet sali berisha