Lajme Zone
Komentuesit masakrojnë Arlind Qorin: Po merr financime nga Irani, komunist, njeri i paskrupullt
PolitikëCNA

Komentuesit masakrojnë Arlind Qorin: Po merr financime nga Irani, komunist, njeri i paskrupullt

Aktivisti neomarksist Arlind Qori në një postim të tijin n...

Aktivisti neomarksist Arlind Qori në një postim të tijin në rrjetet sociale ka komentuar mbi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Sipas tij populli amerikan i ka dhënë një goditje të fortë autoritarizmit, korrupsionit dhe arrogancës. Më tej thekson se, me ndryshimin e shumicës do të jetë e mundur të kryhet një hetim i thellë parlamentar për shitjen e Sazanit dhe Zvërnecit.

Sipas aktivistit neomarksist një lajm i mirë është dhe fitorja në garën e Miçiganit e Abdul El-Sayed-it, aktivist përparimtar dhe i pari senator mysliman. “Në zgjedhjet e djeshme për Kongres populli amerikan i dha një goditje të fortë autoritarizmit, korrupsionit dhe arrogancës. Me ndryshimin e shumicës në Kongres shtohen mundësitë që të kemi një hetim të thellë parlamentar për shitjen e Sazanit dhe Zvërnecit. Lajm i mirë është edhe fitorja në garën e Miçiganit e Abdul El-Sayed-it, aktivist përparimtar dhe i pari senator mysliman”, shkruan Qori. Këtë qëndrim të Qorit e kanë kritikuar shumë komentues në rrjetet sociale. Ata e kanë masakruar në komente duke e akuzuaer se merr financime nga Irani sa kohë quan lajm të mirë zgjedhjen e një myslimani në Senatin Amerikan.

“Ti “Qorri“ marke financime nga Irani, perderisa e quan lajm te mire zgjedhjen e nje myslimani ne Senatin Amerikan !? Kjo ndodhi sepse Michigani eshte i tejmbushur me emigrante arab”, shkruan një komentues.

“Nuk shkulen rrënjët komuniste Jamu si grami”, shkruan një tjetër komentues.

“Ti je një njeri me probleme që të rren mendja se do gënjesh shqiptarët të japin ndonjë votë!”, thotë një tjetër komentues.

“Njeri i paskrupullt që tregon përralla për fëmijët e kopshtit” , shkruan një tjetër komentues.

Ka dhe nga at komentues që shprehin pendesë që e kanë votuar Arlind Qorin.

“Haram e paç votën time ti që bashkohesh me këta otomanë që akoma janë tek mendimi i vendosjes se ligjit të Sheriatit!!! TURP PER TY DHE PER MUA QE KAM 3 PALE ZGJEDHJE QE TE VOTOJ!!!”, reagon i irrituar një tjetër komentues.

Këto dhe komente të tjera mund t’i lexoni më poshtë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.