Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kokainë drejt Durrësit, arrestohen “mushkat”/ Operacioni në Tiranë, dy të arrestuar, do transportonin drogën në qytetin bregdetar


Një operacion antidrogë është finalizuar mesditën e sotme në Tiranë, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme.

Një operacion antidrogë është finalizuar mesditën e sotme në Tiranë, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Policisë Vendore, Oliger Torba, i cili deklaroi se operacioni i koduar “Drejtimi” është zhvilluar në rrugën “Kastriotët”.

Sipas Torbës, shërbimet e Policisë kanë pikasur një automjet me dy persona brenda dhe kanë ndërhyrë për kontrollin e tij. Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një çantë me shtatë pako me lëndë narkotike. Katër prej pakove dyshohet se përmbanin heroinë, me një peshë totale prej rreth 2 kilogramësh, ndërsa tre pakot e tjera dyshohet se përmbanin kokainë, me peshë afro 3 kilogramë.

Në pranga janë vënë Mirland Herri dhe Luftim Hoxha. Sipas drejtuesit të Policisë Vendore, dyshohet se lënda narkotike do të transportohej në drejtim të Durrësit.

“U bë shoqërimi i këtyre shtetasve dhe hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë”, deklaroi Oliger Torba.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjithë itinerarin e lëndës narkotike, destinacionin e saj dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet