Lajme Zone
Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi dje shkarkimin e drejtuese...

Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi dje shkarkimin e drejtueses së komanduar të institucionit, ndërsa vetë gjendet prej më shumë se 16 muajsh në burgun e Durrësit, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Veliaj i shpall luftë Ramës, i shkarkon të emëruarën në Bashki

28 Gusht, 18:07 Është koha që Edi Rama të ndahet nga Erion Veliaj një herë e mirë.

Bashkia e Tiranës nuk mund të tërheqë zvarrë kryeqytetin. Erion Veliaj është kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë dhe çdo veprim i tij, gjithçka që ndodh në Tiranë, është një kosto mbi kryeministrin Rama, mbi Partinë Socialiste, mbi qeverinë.

Nuk është thjesht dhe vetëm një individ që drejton pushtetin vendor, por janë qytetarët e Tiranës që kanë votuar kandidatin e Partisë Socialiste. Kryeministri e shkarkoi. Gjykata Kushtetuese tha që nuk ishte rruga e duhur procedura e ndjekur. Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr dot nga burgu Erion Veliajn 4 Nëntor, 12:20 Është koha që Edi Rama ta shkarkojë Erion Veliajn duke respektuar gjithë procedurën, me shpejtësi skëterrë. E në rast se nuk ia del dot kësaj, sepse ka praktika penguese apo vendime të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama duhet ta përjashtojë Erion Veliajn nga Partia Socialiste. Duhet ta përjashtojë Erion Veliajn dhe për këtë do të gëzonin shumë socialistë. Sepse ky i fundit ka marrë peng socialistët e Tiranës, qytetarët e Tiranës. Ka marrë peng me veprimin e djeshëm, zemrën e ekonomisë së vendit. Prej një viti e gjysmë i burgosur, nuk shkon të gjykohet. Për më tepër tani nuk pranon të japë as kompetencat që të funksionojë jeta normale e qytetit. Rama, urdhër Këshillit Bashkiak: Shkarkoni Veliajn!

11 Shtator, 11:27 Jeta politike e Tiranës nuk është e lidhur me jetën e Erion Veliajt, me korrupsionin, skandalet, akuzat penale të tij. Tirana nuk ka faj. Kryebashkiaku pret të gjykohet, mund të jetë i fajshëm apo i pafajshëm. As socialistët nuk kanë faj të mbajnë mbi kurriz ende Erion Veliajn.

Edi Rama duhet ta përjashtojë Erion Veliajn, që po merr peng kryeqytetin dhe po u qëndron përballë kryeministrit, socialistëve, të gjithë shqiptarëve. Thjesht dhe vetëm sepse, pengmarrja që i bën Tiranës, mendon se mund ta nxjerrë nga burgu. Ndërkohë që me mendjen e Plarent Ndrecës, duket se është duke konsumuar një vepër të re penale, një shpërdorim tjetër detyre, të cilin SPAK-u duhet t'ia çojë akuzë para gjykatës. Veliaj po kryen vepër tjetër penale me vetëdije

29 Gusht, 15:41 Por përpara se Erion Veliaj të zgjohet nga gjumi dhe të qartësohet për të vërtetën, se s'mund të jetë ai personi që merr peng fatet e kryeqytetit dhe zemrës ekonomike të Shqipërisë, zemrës së zhvillimit të vendit, Edi Rama duhet ta përjashtojë nga PS-ja sepse gjithçka që bën Erion Veliaj është në kurriz të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Edhe për socialistët, edhe për Ramën është koha që të ndahen nga zdromsi dhe zdromsat e tij. Ndarje një herë e mirë, me faturat kolosale që u lanë qytetarëve të Tiranës, por dhe socialistëve e Bashkisë së Tiranës, që nga dosja “5D”, inceneratorët, e deri te veprat penale të konsumuara nga vetë kryebashkiaku, i cili firmoste faturat për të paguar OJF-të e bashkëshortes së tij./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.