Lajme Zone
Koçiu: Kjo nuk është protestë e studentëve, dhunë e papranueshme
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Koçiu: Kjo nuk është protestë e studentëve, dhunë e papranueshme

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish lidhur me protestën e të rinjve, që sot ka hyrë në ditën e katërt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se kjo nuk është protesta e studentëve! Sipas Koçiout, studentët meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje, pa vandalizëm dhe dhunë në emër të të drejtave të tyre. Zëvendëskryeministrja thekson se dhuna e d

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish lidhur me protestën e të rinjve, që sot ka hyrë në ditën e katërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se kjo nuk është protesta e studentëve!

Sipas Koçiout, studentët meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje, pa vandalizëm dhe dhunë në emër të të drejtave të tyre.

Zëvendëskryeministrja thekson se dhuna e ditëve të fundit në Tiranë, me institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të frikësuar dhe punonjës policie të sulmuar, është e papranueshme. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.