Pasioni i mori jetën. Një 38-vjeçar i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ka humbur jetën në Klos si pasojë e mbytjes në lumin Mat. Erkin Lika ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar. Jo vetëm për kënaqësi personale, por 38-vjeçari ishte gjithashtu pjesë e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë. Mësohet se kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Erkin Likës vazhdojnë poshtë Urës së Vashës dhe përreth. 38-vjeçari, banues në Tiranë, ishte specialist i rrjeteve të fibrave optike dhe speleolog i certifikuar e trejnuar nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Gjithashtu, Erkin Lika ishte dhe një nga themeluesit e organizatës speleologjike, Shoqata Speleologjike Shqiptare. LEXO EDHE:Arratisja e një personi nga ‘arresti i shtëpisë’, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre: Nuk kreu veprimet hetimore! Lajm në përditësim... Share K.M/Shqiptarja.com TAG: Diber lumi mat Erkin Lika Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78% Jo! 18.7% Disi! 3.3% Vota total: 2403 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
