Kryeministri Edi Rama i ka besuar drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu.
Emërimi vjen pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. Spahiu është mjeke kardiologe dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Propozimi i Klodiana Spahiut u be sot në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat, dhe pritet që ti kalojë Kuvendit në seancën e parë plenare që do të mbahet javën tjetër.
Klodiana Spahiu është deputetë e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit. Çfarë do të bëjë ministrja e re e Shëndetësisë, do të punojë apo do të vjedhë?
