Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, Gogu: Ngërçin e zgjidhim në Kuvend me ligj, vendimi i Kushtetueses do zbatohet në përputhje me buxhetin


Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha se Kuvendi do të plotësojë boshllëkun ligjor duke miratuar formulën e pagave për magjistratët, por theksoi se vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet, pa pasur përplasje mes institucioneve. Ministri nuk tha nëse vlera e pagave, do të jetë me të njëjtën rritje që  KLP e KLGJ miratuan në gusht.

Nuk ka një datë se kur, por çështja e pagave të magjistratëve në Shqipëri, do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar. Garancinë e jep ministri i Drejtësisë Toni Gogu, pasi parlamenti nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ndryshimet në pagën e magjistratëve që duhej të ishin reflektuar brenda 31 korrikut. "Detyra ime është që kjo të bëhet sa shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen", tha Gogu. Por kjo zgjidhje sipas tij duhet të vijë duke pasur paralelisht parasysh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar një formulë të re për pagat e magjistratëve, por edhe mundësitë reale nga buxheti i shtetit. LEXO EDHE:Pagat e magjistratëve/ Edmond Spaho: Mbi ç’bazë KLGJ e KLP i rrisin vetë? Turp institucional, çfarë reforme komike paskemi bërë "Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen me njëra-tjetrën, zgjidhja është në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në zbatim të vendimit të Kushtetueses, por të plotësohet në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit", vijoi ai. Një përgjigje që lë të kuptuar, se zgjidhja do të vijë, por se pikërisht formula që do të përcaktojë pagën, mund të ndajë mazhorancën me dy qeveritë e magjistratëve, KLP-në dhe KLGJ-në. Pa pritur Kuvendin, KLGJ dhe KLP, rritën pagën referuese të magjistratëve, duke nisur nga 1 gushti, por që Ministria e Financave i bllokoi listëpagesat në Thesarin e Shtetit, pa i kaluar paratë në llogaritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. "Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi", u shpreh ministri. Në përcaktimin e pagës KLGj e KLP u bazuan si referencë në rrogën e drejtorit në Kryeministri, duke e argumentuar këtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por vetë kushtetuesja thoshte se paga referuese duhej si zgjidhje për pagesat e prapambetura dhe i linte dorë të lirë Kuvendit ta caktonte vetë formulën, me kushtin që të rregullonte uljen e fshehtë të ligjit pararendës. Këtë pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka pasur parasysh Partia Socialiste kur përmes dy deputetëve depozitoi në Kuvend një draft që mbante si bazë të pagave në sistemin e drejtësisë atë të presidentit, me një rritje me 0.2 përqind nga ajo e mëparshmja, gati 8-fish më pak nga referenca që përcaktuan vetë KLGJ e KLP. SI.E./Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise toni gogu ministria e drejtesise klgj KLP Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/09/2026 16:20 Shikoni padrejtēsia kērkon ritjen e rogēs nē mēnyr maramēndēse. Kurse pensjonisti duhet tē vdesi pēr buk pra ktu jetoim te shteti rēmpall simbas PADREJTĒSIS. Përgjigju Arbeni: 05/09/2026 13:24 Biku dhe zotria,duket se jeni te sistemit te drejtesise.Ku eshte pare qe Drejtesia ose mender me thane drejtesia,me caktue pagat e vete si t'i teket.Drejtesia jone nuk meriton te paguhet ne ate mase.Ne kete sistem mbreteron korrupsioni.Gjygjetaret e prokuroret jane partiak dhe nuk kane si te bejne drejtesi.Pagat jane te bugjetit dhe vetem Kuvendi i Shqiperise e ben rregullimin ligjor. Përgjigju O beno: 05/09/2026 14:19 Nuk jemi te sistemit, thjesht nuk jemi inorant dhe dime si funksionon kushtetuta.Nese rama do ta ndryshoje kushtetuten, bujrum ti bej votat po pati kellqe.

Nuk funksionon ligji me muhabete pazari. Mbi te gjitha korrupsioni fillon nga koka. Nga ministra nr burg e zvend3s kryeministra ne kerkim. Deputet qe sdine shkrim e kendim e behem me shpia 200.000 euro 26 vjec dhe deputet qe marrin totalin e votave ne burgje. Ne shqiperi gjith sistemi ka probleme po thelbi eshte qe Rama po sulmon sistemin e drejtesis se i dolen te pa larat. La kokren e namit dhe tani ka hall se e fusin ne burg dhe ate kur te mbaroj lista e ministrave. Te kujtoj qe parlamenti kishte 6 muaji per te marre masa,ja delegoi qeverise dhe si perfundim nuk rrespektuan afatin.Doni sdoni ju zoterinj ai afat eshte fakt sepse e thote kushtetuta.Ai qe ka bllokuar pagat( paga jo vetem te gjyqtar e prokuror po dhe opgj, sekretar,roje dhe pastruese) duhet te ndiqet penalisht. Tani ik bej tifozllek per partine e futi nanje sufllaqe Biku: 05/09/2026 12:33 E perse nuk zbatoi parlamenti vendimin e gjk brenda afatit te detyrueshem qe gjk percaktoi? Qeveria deshi perplasje dhe kaq. Keni filluar nje sulm ndaj drejt3sis me mbeshtetjen e mediave qe kulmon me apelin e lali erit ne gjykaten e larte. Qeveri plehrash Përgjigju Zoteri: 05/09/2026 12:20 Po afatet mor minister jane te detyrueshne apo ska nai problem, pune e madhe afateve. Plasi sherri dhe na tregon shtatorin ti!!! Shtet prej letre higjenike drejtoni ju. Po te ishit kaq sa flisni, e kishit mbyllur kete problem qe ne fund te qershorit me ligj sic thua zotrote, kishit gjashte muaj afat. Ketu ka marre rukupija cdo gje, kjo eshte sa per te mbushur lajmet nje jave, e di i madh e i vogel. Shpik gjasme probleme e mbush lajmet, ne darke ja kercisni edhe nje emision edhe kaq ishte. Përgjigju Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3913 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?