Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Klanet Balluku-Agasi kanë ‘shtrirë tentakulat’ edhe brenda opozitës”/ Pse nuk e nxjerr PD dosjen 16 mijë faqesh për Ballukun? Bardhi i përgjigjet Lalës: I bindemi…


Vijon debati mes gazetares Klodiana Lala dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmet Bardhi.

Vijon debati mes gazetares Klodiana Lala dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmet Bardhi. Lala ka pyetur mbi arsyen se përse PD nuk dorëzon dosjen 16 mijë faqëshe për Ballukun, ndërkohë që Bardhi është shprehur se kjo nuk mund të bëhet sepse duhet të zbatohet ligji. Pjesë nga debati: Lala: Brenda PS po ndeshen dy klane, Balluku dhe Agasi. Kohët e fundit kam marrë disa të dhëna që më duet se këto dy klane kanë shtrirë tentakulat edhe brenda opozitës Bardhi: Ti do të flasësh me të dhënat që ke Lala: Ju e dini që unë nuk zhgënjej. E para keni një dosje 16 mijë faqe. Bardhi: 16 mijë faqe është një shifër e thënë përafërsisht. Pjesa më e madhe janë hetime, dokumentacione. Shtyrjen e hetimeve nuk e kemi, Prokuroria bën një relacion që Klodi e ka

Lala: Kam më shumë se sa unë po qe për atë punë. Bardhi: Relacioni nuk është sekret, SPAK ka mbledhur të dhënat që vlejnë më shumë,. Të dhënat e tjera, procedurat, kanë 0 interes për qytetarët. Komunikimet e Ballukut që i thonë Berberit: Më prish këtë pemën se është duhet të jetë vijë e drejtë nuk ka interes. Flasin edhe për çështje pune, Nuk e nxjerrim sepse respektojmë ligjin. Lala: Nuk e ke zbatuar në raste të tjera, sepse keni nxjerrë biseda në SKY që ndaloheshin me vendim gjykate. Keni përbaltur edhe njerëz. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb