Lajme Zone
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
BotëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik dhe shembjes së një ndërtese në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik dhe shembjes së një ndërtese në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë.Përmes një reagimi në platformën “X”, MEPJ shprehu dhimbjen për ngjarjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave. "Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në Athinë, ndërsa raportohet se mes viktimave janë edhe tre persona me origjinë shqiptare. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në këtë dhimbje dhe u urojmë të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë", thuhet në reagimin e ministrisë.“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, përfn reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.