Lajme Zone
“Kjo nuk është modele” Gigi Hadid përballet me kritika të ashpra për ecjen në pasarelën e Parisit
KulturëGazeta Tema

“Kjo nuk është modele” Gigi Hadid përballet me kritika të ashpra për ecjen në pasarelën e Parisit

Gigi Hadid është vënë sërish në qendër të kritikave për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

Gigi Hadid është vënë sërish në qendër të kritikave për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

Modelja 31-vjeçare mbylli sfilatën e Miu Miu për koleksionin Pranverë/Verë 2027, duke u shfaqur me një veshje sportive të kombinuar me elemente glamoroze.

Por pasi pamjet e sfilatës u publikuan në rrjetet sociale, disa përdorues nisën të kritikojnë ecjen e saj. Komentet e cilësuan paraqitjen si të dobët, ndërsa disa vunë në pikëpyetje edhe statusin e saj si një prej modeleve më të njohura në botë.

Një reagim i shpërndarë në rrjet e kritikonte ashpër duke pretenduar se Hadid “ka humbur shkëlqimin” dhe se i duhet të mësojë sërish si të ecë në pasarelë. Megjithatë, këto janë opinione të përdoruesve të rrjeteve sociale dhe nuk përfaqësojnë një vlerësim të industrisë së modës.

Kjo nuk është hera e parë që ecja e saj vihet në diskutim. Në shtator, pas sfilatës së Tommy Hilfiger në New York, disa ndjekës e cilësuan ecjen e saj “lazy” dhe e kritikuan për mënyrën e paraqitjes në pasarelë.

Pavarësisht kritikave online, Hadid vazhdon të jetë pjesë e sfilatave të markave më të mëdha të modës. Në Paris ajo pati një nga pozicionet më të rëndësishme në shfaqjen e Miu Miu, duke e mbyllur sfilatën. View this post on Instagram A post shared by Kristen Bateman (@kristenvbateman)