Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Orkestra Simfonike e Korçës për herë të parë në Prishtinë! 'Dantja i pashmangshëm', takim kushtuar Ismail Kadaresë


Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. ORKESTRA SIMFONIKE E KORÇËS NË PRISHTINË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ 'StandUp Tirana' rikthehet me edicionin e dytë te TKOB! 'Italia që ëndërronim', ekspozitë tek Arkivi Shtetëror i Filmit Orkestra Simfonike e Korçës prezantohet për herë të parë në Prishtinë më 8 tetor, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, me një koncert nën drejtimin e mjeshtrit Petrika Afezolli. Krahas veprave të kompozitorëve shqiptarë, do të jenë dhe krijimet e klasikëve botërorë. Programi përfshin vepra të kompozitorëve shqiptarë Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, krahas krijimeve të Ëolfgang Amadeus Mozart, Antonín Dvořák, Pietro Mascagni dhe Johannes Brahms. 2. “DANTJA I PASHMANGSHËM”, TAKIM KUSHTUAR ISMAIL KADARESË “Dantja i pashmangshëm” është takimi që Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Europe House, organizon më 8 tetor në orën 18:30 në Tiranë, kushtuar esesë së Ismail Kadaresë dhe dialogut të shkrimtarit me Danten dhe “Komedinë Hyjnore”. Në diskutim do të marrin pjesë Maurizio Serra, Piro Misha, Remzi Lani dhe Rudina Xhunga. Takimi zhvillohet në shqip dhe italisht, me përkthim simultan. 3. “EVERY BRILLIANT THING”, PREMIERË NË “TULLA CULTURE” “Every Brilliant Thing” (“Gjitha gjërat e mrekullueshme”) është shfaqja që çel sezonin e ri kulturor në “Tulla Culture” në Tiranë. Vepra e Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, me regji të Fatos Berishës dhe interpretim të Armond Morinës, sjell një histori të ndërthurur me humor dhe emocione mbi jetën, kujtesën dhe arsyet për të vazhduar përpara. Premiera zhvillohet më 8 tetor, ndërsa shfaqjet vijojnë më 9 dhe 10 tetor, në orën 20:00. 4. “L’ITALIA CHE SOGNAVAMO”, EKSPOZITË NË ARKIVIN E FILMIT “Italia që ëndërronim” (“L’Italia che sognavamo”) është ekspozita fotografike që prezantohet në Arkivin Shtetëror të Filmit deri më 23 tetor. E kuruar nga Brunella Garavini dhe Elton Koritari, ekspozita sjell imazhe nga Arkivi Malatestiana dhe Qendra e Kinemasë së Çezenës, duke ndjekur zhvillimin e kinemasë italiane të shekullit XX. Përmes fotografive, ajo rikthen edhe imazhin e Italisë si një vend i dëshiruar nga shqiptarët gjatë viteve të diktaturës. 5. BIENALJA NDËRKOMBËTARE E ARTIT BASHKËKOHOR TË DURRËSIT “Periferia: Tranzicione Pamore” është tema e edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, kuruar nga Massimo Scaringella, që po vijon të mbahet e do të vazhdojë deri më 31 tetor. Artistë bashkëkohorë nga vende të ndryshme prezantojnë në Durrës realitete periferike dhe antropologjike përmes ekspozitave në pavijonet kombëtare. Bienalja e trajton periferinë si një hapësirë ku traditat, zakonet dhe fenomenet shoqërore përballen me transformimet bashkëkohore. 6. “ZNJ. PLASTIKË”, CIRK PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE “Znj. Plastikë” është premiera e re e Teatrit të Kukullave, një spektakël për fëmijë që ndërthur akrobacinë, magjinë, humorin dhe ngjyrat. Historia sjell përballjen e Plastikes me personazhet e Natyrës, Ujit, Akullit, Reve dhe Ngjyrave, të cilat bashkohen për të mbrojtur botën ku jetojnë. Shfaqja do të vijë nga 8 deri më 11 tetor në orën 17:00, për të vijuar edhe me të tjera shfaqje gjatë muajit tetor. 7. “ANIMATING THE FUTURE”, TRI DITË ME ANIMACION NË TIRANË “Animating the Future” zhvillohet nga 7 deri më 9 tetor në Qendrën e Artit Agimi, me një program kushtuar animacionit dhe krijimtarisë. Gjatë tri ditëve do të organizohen masterclass-e, ëorkshope, shfaqje, biseda me profesionistë të industrisë dhe aktivitete netëorking-u. Programi synon të krijojë hapësira takimi dhe bashkëpunimi mes profesionistëve ndërkombëtarë dhe talenteve të reja shqiptare. 8.TIM ALLEN NË TIRANË/ MASTERCLASS MBI ANIMACIONIN STOP-MOTION Animatori britanik Tim Allen zhvillon sot në orën 19:00 në në kinema “Millennium”, një masterclass të hapur mbi artin e animacionit stop-motion dhe procesin e krijimit të personazheve. Me mbi 25 vite përvojë në disa produksione si “Guillermo del Toro’s Pinoçhio”, “Fantastic Mr. Fox”, “Isle of Dogs” dhe “Corpse Bride”, Allen do të ndajë eksperiencën e tij me animatorë, studentë, artistë dhe të apasionuar pas kinemasë. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Britaniko-Ukrainase 2026. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3953 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?