Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo klasë politike është pasuruar në kurrizin tonë”, protestuesi: Instaluan sistem korruptiv për të mbajtur njëri-tjetrin!


Në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve akuzoi klasën politike për krijimin e një sistemi që, sipas tij, ka favorizuar korrupsionin dhe luftën për pushtet.

Në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve akuzoi klasën politike për krijimin e një sistemi që, sipas tij, ka favorizuar korrupsionin dhe luftën për pushtet. Protestuesi tha se pas skandaleve dhe aferave, sipas tij, koston e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për pasojat sociale të korrupsionit, duke deklaruar se nuk dëmtohet vetëm shteti, por edhe shoqëria. “Pas çdo problemi që kemi kaluar, ka qenë e njëjta klasë politike. Një parlament që ka bërë kompromis për të instaluar një sistem korruptiv që do prodhojë vetëm luftë për pushtet. Kompromis për të mbajtur njëri-tjetrin në kurriz të shqiptarëve. Pas çdo skandali dhe afere e kanë paguar shqiptarët. “Nga korrupsioni nuk po shkatërrohet vetëm shteti, por po shkatërrohet edhe shoqëria. Po na vdes ndërgjegjja kolektive. Ne si shoqëri nuk po bashkëjetojmë më me njëri tjetrin në harmoni. Ndaj është e rëndësishme që ne si shoqëri të përpiqemi të zgjidhim dinjitetin e Europës në vendin tonë. Të mos harrojmë skandalet dhe të mos lejojmë që të ndodhë përsëri”, tha një protestues në revoltën e 127 kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: proteste