Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo është protesta e shpëtimit të popullit” – Profesori Lush Susaj thirrje të rinjve: Ndërtoni lindjen e Shqipërisë! Këta na kanë dëbuar dhe mashtruar


Profesori Lush Susaj, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka mbajtur një qëndrim të prerë mbi valën e protestave qytetare që vijon prej më shumë se 130 ditësh në kryeqytet, duke i bërë thirrje direkte brezit të ri dhe trupës akademike që t’i bashkohen qëndresës.

Profesori Lush Susaj, i ftuar në studion e emisionit “News24 Fundjavë”, ka mbajtur një qëndrim të prerë mbi valën e protestave qytetare që vijon prej më shumë se 130 ditësh në kryeqytet, duke i bërë thirrje direkte brezit të ri dhe trupës akademike që t’i bashkohen qëndresës. Susaj, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv dhe orator në sheshin përballë Kryeministrisë, theksoi se udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria kërkon reagimin me çdo kusht të rinisë dhe studentëve për të marrë në dorë të ardhmen e vendit. “Kush është student, pa rëndësi nga vjen, shikoni interesat tuaja dhe të popullit. Kjo është protesta e shpëtimit të popullit shqiptar. Ju lutem, prodhoni lindjen dhe rilindjen e Shqipërisë dhe jo vdekjen e Shqipërisë. Mos dëgjoni ankimet, Shqipëria është e juaja,” apeloi profesori. Më tej, Susaj denoncoi politikat e mazhorancës, duke e cilësuar ikjen e qytetarëve si një projekt të qëllimshëm të ekzekutivit dhe jo si një fenomen të rastësishëm. “Dilni në protestë të rrëzojmë kontratën antidemokratike që kemi me këtë qeveri. Këta na kanë mashtruar, nuk na kanë qeverisur. Na kanë dëbuar gjysmën e popullsisë. Është dëbim selektiv dhe jo i rastësishëm,” theksoi ai. Në mbyllje të fjalës së tij, profesori Susaj iu drejtua posaçërisht pedagogëve dhe botës akademike, duke kërkuar prej tyre që të mbështesin pa hezitim rininë dhe të mos përsërisin gabimet e të kaluarës.

“I bëj thirrje edhe pedagogëve që të mos gabojnë si me protestën e studentëve para disa viteve këtë herë,” përfi Susaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb