Konflikti i armatosur i ndodhur pak ditë më parë mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë, sipas analistit Arjan Currit, ka një person të tretë që ende mbahet i fshehtë. I ftuar në Top Story këtë mbrëmje, ai tha se kjo nuk është një përplasje letrash, por ‘muskujsh’.
“Është i një i fortë tjetër që nuk ka dalë në skenë dhe përdor një prestanome për ta bërë të mundur të fortin e Deltës… Ju mendoni se Muça mendonte se do takonte Vasillaqin me 20 veta pas?! Nuk është nis për ta takuar Vasillaqin por një tjetër. Ka përplasje të fortësh, kjo është histori muskujsh dhe jo letrash. Duhet gjetur kush është tjetri i forti pas kësaj historie”, tha Curri. Top Channel

