Lajme Zone
Ekskluzive/ “Në atë zonë ka një leje ndërtimi”, përplasja për pronën në Palasë, AZHT për Top Story: Kemi vënë kusht për dy aplikimet e Delta dhe Regina, vetëm nëse…
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ekskluzive/ “Në atë zonë ka një leje ndërtimi”, përplasja për pronën në Palasë, AZHT për Top Story: Kemi vënë kusht për dy aplikimet e Delta dhe Regina, vetëm nëse…

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka reaguar për Top Story, në lidhje me konfliktin mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka reaguar për Top Story, në lidhje me konfliktin mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë. Në përgjigje të pyetjes së Top Story, AZHT sqaron se në atë zonë ka vetëm një leje ndërtimi të miratuar, e cila është edhe e vetmja leje në fuqi për projektin “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, e Muçës.

Sipas AZHT, kompania “Delta” ka bërë me pas edhe një aplikim tjetër, më 14 nëntor 2024, për projektin “Delta Falaise Resort Zona 1 dhe Zona 2”, por për këtë aplikim nuk ka asnjë vendimmarrje nga KKTU, sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore të dokumentacionit të pronësisë.

“Kompania vërtetë ka dorëzuar dy vërtetime hipotekore, por bashkë me to edhe 11 AMTP, koordinatat e të cilave sipas verifikimit të strukturës GIS nuk rezultojnë të jenë në sistemin zyrtar të referimit KRGJSH/UTM.

Prandaj, AZHT nuk e ka çuar më tej shqyrtimin dhe i ka kërkuar subjektit të adresojë procedurat e regjistrimit dhe të pajiset me vërtetim hipotekor sipas ligjit, sepse në të kundërt nuk mund dot të pretendojë leje ndërtimi”, sqaron AZHT në përgjigje për Top Story.

Sipas AZHT, kompania tjetër, “Regina Group Construction” sh.p.k., e Bedinajt, ka bërë aplikim më 24 prill 2026 për resortin turistik “Regina Collection Palasë”. Për këtë aplikim është dorëzuar vërtetim hipotekor në emër të një individi tjetër, si dhe kontratë sipërmarrjeje mes këtij pronarit të truallit për ndërtim dhe zhvilluesit.

“Ky aplikim është shqyrtuar nga KKTU më 30 korrik 2026, por nuk është miratuar sepse KKTU ka vendosur kusht çertifikimin përfundimtar të dokumentacionit të pronësisë dhe te mbivendosjeve të mundshme me zhvillimet kufitare. Vetëm nëse kadastra konfirmon statusin juridik të pronës dhe mungesën e mbivendosjeve, aplikimi mund të vazhdojë procesin”, thuhet më tej.

“Në zonën në fjalë, e vetmja leje ndërtimi në fuqi është ajo e sipërcituara, për të cilën nuk ka asnjë konflikt. Ndërsa konflikti mes dy palëve nuk ka lidhje as me leje ndërtimi të mbivendosura, siç është spekuluar gjerësisht në publik dhe as me dokumente kundërthënëse të Kadastrës”, e mbyll reagimin AZHT.

“Në atë zonë ka vetëm një leje ndërtimi të miratuar, e cila është edhe e vetmja leje në fuqi për projektin “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”.

Kjo leje është miratuar nga KKT më 27 korrik 2022, ndërsa dokumenti përfundimtar i saj është lëshuar nga AZHT më 21 shkurt 2024, pasi subjekti ka plotësuar të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të parashikuar nga ligji.

Kompania “Delta” ka bërë me pas edhe një aplikim tjetër, më 14 nëntor 2024, për projektin “Delta Falaise Resort Zona 1 dhe Zona 2”. Por për këtë aplikim nuk ka asnjë vendimmarrje nga KKTU, sepse nuk janë përmbushur kushtet ligjore të dokumentacionit të pronësisë.

Kompania vërtetë ka dorëzuar dy vërtetime hipotekore, por bashkë me to edhe 11 AMTP, koordinatat e të cilave sipas verifikimit të strukturës GIS nuk rezultojnë të jenë në sistemin zyrtar të referimit KRGJSH/UTM.

Prandaj, AZHT nuk e ka çuar më tej shqyrtimin dhe i ka kërkuar subjektit të adresojë procedurat e regjistrimit dhe të pajiset me vërtetim hipotekor sipas ligjit, sepse në të kundërt nuk mund dot të pretendojë leje ndërtimi. Me këtë rast AZHT sqaron gjithashtu një keqkuptim të madh që ze vend shpesh në interpretimet publike të procedurave të këtij institucioni. AZHT e ka ligjërisht të ndaluar të hyjë në origjinën e pronës dhe nuk ka asnjë kompetencë të kontrollojë se si është krijuar apo regjistruar prona, sepse AZHT ka vetëm një pikë referimi: Kadastrën dhe regjistrat e saj.

Kompania tjetër, “Regina Group Construction” sh.p.k., ka bërë aplikim më 24 prill 2026 për resortin turistik “Regina Collection Palasë”. Për këtë aplikim është dorëzuar vërtetim hipotekor në emër të një individi tjetër, si dhe kontratë sipërmarrjeje mes këtij pronarit të truallit për ndërtim dhe zhvilluesit.

Ky aplikim është shqyrtuar nga KKTU më 30 korrik 2026, por nuk është miratuar sepse KKTU ka vendosur kusht çertifikimin përfundimtar të dokumentacionit të pronësisë dhe te mbivendosjeve të mundshme me zhvillimet kufitare. Vetëm nëse kadastra konfirmon statusin juridik të pronës dhe mungesën e mbivendosjeve, aplikimi mund të vazhdojë procesin.

Pra si konkluzion: Në zonën në fjalë, e vetmja leje ndërtimi në fuqi është ajo e sipërcituara, për të cilën nuk ka asnjë konflikt. Ndërsa konflikti mes dy palëve nuk ka lidhje as me leje ndërtimi të mbivendosura, siç është spekulluar gjerësisht në publik dhe as me dokumenta kundërthënëse të Kadastrës“, thuhet në reagim. Top Channel