Lajme Zone

Kishte vetëm dy javë që e kishte blerë/ Motori përplaset me makinën, humb jetën tragjikisht drejtuesi i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Pushim Shoferi-Krutje” mesditën e kësaj të diele.

Kishte vetëm dy javë që e kishte blerë/ Motori përplaset me makinën, humb jetën tragjikisht drejtuesi i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Pushim Shoferi-Krutje” mesditën e kësaj të diele. Motori është përplasur me makinën, pasi kjo e fundit dyshohet se i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën tragjikisht, teksa ai është 36-vjeçari Klevis Gjoni.

“Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, shtetasi M. P., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet, me drejtues shtetasin K. Gj., 36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. Gj.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel