Asnjë shenjë për hapjen e Hormuzit, Trump “shpërthen” ashpër ndaj Iranit: Hapeni Ngushticën e mallkuar, do të jetoni në ferr
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një postim me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese në platformën Truth Social, duke i bërë thirrje Iranit të rihapë Gjirin e Hormuzit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një postim me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese në platformën Truth Social, duke i bërë thirrje Iranit të rihapë Gjirin e Hormuzit. Në mesazhin e tij, Trump paralajmëroi pasoja të rënda nëse Irani nuk hap ngushticën, duke përfshirë referenca ndaj shënjestrimit të infrastrukturës civile.
Postimi përmbante gjuhë fyese dhe tone të forta kërcënuese, duke e përshkallëzuar retorikën ndaj Teheranit. “E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju ko*ilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump.
Ky reagim vjen në prag të një afati të vetëvendosur nga Trump, i cili kërkon që Irani të rihapë kalimin detar deri të hënën.
Gjiri i Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë. Top Channel
