Lajme Zone
Kishte kultivuar 107 bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan
Të tjeraEuronews Albania

Kishte kultivuar 107 bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit këtë të enjte, pasi dyshohet se kishte kultivuar Cannabis sativa në fshatin Zgërbonjë.

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit këtë të enjte, pasi dyshohet se kishte kultivuar Cannabis sativa në fshatin Zgërbonjë. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Zgërbonjë, u zbuluan 107 bimë narkotike të mbjella në tokë, si dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa. Ndërkohë, në pranga ka rënë R. I., 38 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të lëndëve narkotike, të cilat u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies. “Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i hetimit proaktiv dhe kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut Berat, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Zgërbonjë, shërbimet e Policisë konstatuan 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend, nëpërmjet djegies. Nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.