110 robotë humanoide kinezë kanë vendosur një Rekord Botëror Guinness duke kryer lëvizje ‘taichi’ dhe vallëzimi në sinkronizim të përsosur. Ky vlerësim i shkon AgiBot, një kompani kineze me seli në Shandong, e cila zhvilloi robotët, të gjithë të modelit A3. LEXO edhe...Akuzohet për trafik droge, Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin (EMRI+VIDEO) Siç shpjegoi kompania, platforma e kontrollit dhe teknologjia e pozicionimit ‘LinkBots’ koordinuan lëvizjet e të gjithë 110 robotëve, të cilët janë modele prodhimi dhe jo njësi demonstruese të modifikuara posaçërisht. Sipas ‘AgiBot’, këta humanoide mund të përdoren në parada, shfaqje turistike dhe aktivitete të tjera që kërkojnë flota të mëdha robotësh. Kompania kineze ka filluar gjithashtu provat e këtyre modeleve në metronë Jinan, ku robotët u japin udhëzime pasagjerëve, ndihmojnë në menaxhimin e trafikut dhe ilustrojnë kulturën lokale. Robotët humanoide mund të përdoren gjithashtu në të ardhmen në shërbimet publike, argëtim, kërkim dhe arsim. R.Xh/E.H/ReportTv.al robot Guinness Kine Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.2% Jo 19.5% Nuk e di 3.3% Vota total: 1745 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
