Lajme Zone
Kim Kardashian shfaqet me një look surprizues në Los Angeles, rikthen në tapetin e kuq fustanin 75-vjeçar
KulturëGazeta Tema

Kim Kardashian shfaqet me një look surprizues në Los Angeles, rikthen në tapetin e kuq fustanin 75-vjeçar

Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, duke u shfaqur me një krijim të veçantë të shtëpisë së modës Balenciaga, të vitit 1951.

Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, duke u shfaqur me një krijim të veçantë të shtëpisë së modës Balenciaga, të vitit 1951.

Ylli amerikan veshi një fustan rozë të zbehtë, të ngushtë pas trupit, të zbukuruar me lule tredimensionale dhe detaje perlash. Pjesa e pasme spikaste me një fjongo të madhe sateni dhe një bisht të gjatë që prekte dyshemenë.

Ajo e kompletoi paraqitjen me flokë të stiluar në valë, të frymëzuara nga glamuri i Hollywood-it të viteve ’50 dhe ’60, si dhe me bizhuteri diamantesh.