Lajme Zone
FOTOT/ Kylie Jenner shkëlqen në pasarelën e Victoria’s Secret, e veshur me bikini 50 milionë dollarëshe
KulturëGazeta Tema

FOTOT/ Kylie Jenner shkëlqen në pasarelën e Victoria’s Secret, e veshur me bikini 50 milionë dollarëshe

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në Victoria’s Secret Fashion Show 2026, të mbajtur më 18 tetor në Los Angeles, ku debutoi në pasarelën e markës me reçipetën luksoze “Fantasy Bra”, të vlerësuar në 50 milionë dollarë.

Krijimi, i realizuar në bashkëpunim me kompaninë e bizhuterive Jacob & Co., është zbukuruar me 4,410 diamante natyrale, me një peshë totale prej 1,373,39 karatësh. Në qendër spikat një diamant i verdhë prej 75,54 karatësh, ndërsa për realizimin e tij u deshën më shumë se 1,000 orë punë nga 15 artizanë.

Ylli amerikan e kompletoi paraqitjen me një minifund të bardhë transparent, taka transparente dhe krahë të mëdhenj prej puplash të bardha.

Për Kylie Jenner, kjo ishte hera e parë në pasarelën e Victoria’s Secret, ndërsa “Fantasy Bra” u rikthye në sfilatë pas tetë vitesh mungesë. Hera e fundit që ishte prezantuar ky krijim ishte në vitin 2018, kur modelja Elsa Hosk mbajti një version të tij.