Protesta masive në kryeqytet po vijon me entuziazëm, energji dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare. Qytetarët, të bashkuar me krahun e fuqishëm të diasporës që i ka dhënë një frymë të re e të veçantë qëndresës, po vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Prania e shumtë e bashkatdhetarëve të ardhur nga diaspora i ka dhënë zemër e impuls të ri protestës, ku mijëra qytetarë po përshkojnë arteriet kryesore të kryeqytetit me flamuj e mesazhe mobilizuese. Gjatë marshimit, nga turma e bashkuar po dëgjohen njëzëri thirrje të forta e të njëpasnjëshme drejtuar pushtetit: “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, “Këtu vendosim ne!”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!” Protestuesit konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të vijuar qëndresën qytetare dhe për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre për ndryshim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
