Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Këtu duhet të ishin edhe ata, por mbeten nën tokë”/ Protesta e 67 kundër qeverisë, qytetarët me veshje minatori mesazh të fortë Ramës: Kilometri 0!


Në protestën e 67, shqiptarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës.

Në protestën e 67, shqiptarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ajo çfarë ka pikasur në protestën e sotme, janë disa qytetarë me veshje minatori, të cilët kanë ngritur shqetësimet me të cilët përballen çdo ditë dhe kushte e vështira të punës. “Këtu duhet të ishin edhe ata, por mbeten nën tokë”, shkruhet në një prej pankartave. Protesta ka bërë bashkë, të rinj të reja, pensionistë, minatorë, inxhinierë, të cilët mblidhen për një kauzë të qartë, largimin e Ramës dhe ndryshimin e sistemit të korruptuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb