Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të dosjes “AKSHI”, ka kërkuar sërish lirimin nga burgu. Ai shpreh dëshirën për të qëndruar në Francë, ndërsa vendimi për kërkesën e tij pritet të shpallet të premten. Gazeta franceze Courrier Picard i ka kushtuar një artikull çështjes së Ermal Beqirit, i cili vijon të mbahet në burgun e Beauvais, në Francë.
Sipas medias franceze, Beqiri është paraqitur sërish përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens, ku ka kërkuar lirimin e tij. Vendimi i gjykatës për këtë kërkesë pritet të merret të premten.
Çështja e biznesmenit shqiptar lidhet me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar në Shqipëri, ku kërkohet nga drejtësia në kuadër të një çështjeje që lidhet me korrupsionin.
Një tjetër aspekt i çështjes që ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze është sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 2,1 milionë euro. Në fokus është edhe një kështjellë në departamentin Oise, në veri të Francës, e lidhur me pasuritë që po shqyrtohen nga autoritetet.
Ndërkohë, Beqiri vijon të qëndrojë në burg, ndërsa gjykata franceze pritet të shprehet për kërkesën e tij të re për lirim.
Vendimi i ardhshëm do të jetë një hap i rëndësishëm në procedurat gjyqësore që lidhen me qëndrimin e tij në Francë dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim. 25/08/2026 21:58
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, gjykata në Francë lë në paraburgim Ermal Beqirajn: Mund të shkoja dhe në Dubai, por…
Aktualitet Top Channel

