Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila ishte paralajmëruar më herët, ku po prezantohet platforma për strategjinë e re të komunikimit. Kryetarja e Këshillit, Julia Emiri, njoftoi se në sallë janë prezentë 287 anëtarë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit tha se PD ka nevojë urgjente për 'Ripërtëritje', proces i cili sipas tij do e sjellë këtë forcë politike në pushtet. LEXO edhe...Ylli Pata: Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit? “Detyra jonë e dytë themelore për të cilën kemi thirrur këtë mbledhje të Këshillit është diskutimi mbi ripërtëritjen e PD-së. Nuk ndalet. Nëse fjala Rithemelim ia doli të shpëtojë PD-në nga tentativat e Ramës për ta vënë atë nën kontroll, tani motoja ripërtëritje do të bëjë të mundur ardhjen e PD-së në pushtet. Kaq jetike është ripërtëritja, sepse sot Shqipëria është në sallë urgjence”, tha mes të tjerash Berisha. Më pas gjatë leximit të studimit për strategjinë e komunikimit, që sipas kryedemokratit është realizuar nga Institutit Republikan, ku evidentohen edhe problematikat e partisë, Berisha tha se struktura e PD-së ekziston më shumë në letër, sesa në praktikë. “Struktura ekziston, por më shumë në letër se në praktikë. PD-së nuk i mungon organizimi formal si rrjet, por i mungojnë mekanizmat që ta bëjnë organizimin funksional”, tha mes të tjerash Berisha, duke lexuar studimin. Berisha shtoi me tej se përdorimi i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale si mjete komunikimi me qytetarët është domosdoshmëri për ripërtëritjen e PD. "Gatishmëria për të përqafuar mjetet dixhitale, proceset e bazuara në të dhëna dhe teknologji të reja, si inteligjenca artificiale, tregojnë një kuptueshmëri se modernizimi organizativ nuk është vetëm një zgjedhje, por një kusht themelor për efikasitetin politik, reagimin e shpejtë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë. Për ripërtëritjen pra, është kusht themelor për t’u ripërtërirë. Zotëri, nuk mund të thuash ç’më duhet mua Tik Toku. Nuk mund të dalësh jashtë Tik Tokut, sepse kemi 40% të elektoratit që merr lajmet nga Tik Tok, është një gjeneratë. Ata konstatojnë se anëtarët nuk kanë asnjë burim të vetëm autoritar nga i cili ata mund të marrin informacion për një qëndrim të partisë”, tha mes të tjerash Berisha. Duke folur për Reformën Territoriale, Berisha tha se PD do të mbledhë firma me qëllim mbrojtjen e bashkive që PS ka planifikuar t’i shkrijë. Ai theksoi se Karta Europiane e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave. “Pra, protesta po e po, firma në mbrojtje të njësive të qeverisjes vendore. Dhe kjo që bën Edi Rama, është absolutisht në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Kartën Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave. Parashikon konsultimin me referendum”, tha Berisha. Përmes platformës për strategjinë e re të komunikimit, PD synon të jetë më pranë njerëzve. Kjo lëvizje vjen pasi kryeministrit Rama së fundmi lançoi ‘Pasqyrë Albania’ për të përmirësuar qeverisjen. Sipas strategjisë së re, demokratët synojnë që çdo ditë platforma të ofrojë: “mesazhe të qarta, piketat kryesore të diskutimeve, rekomandime komunikimi, materiale zyrtare, koordinim nga qendra në degë në mënyrë që komunikimi të jetë në koherencë dhe me një drejtim të përbashkët.” Po ashtu, do të matet kontributi i secilit anëtar apo funksionari të PD, edhe pse, këtu dokumenti nuk paraqet një mënyrë të qartë sesi do të bëhet ky vlerësim. Lajm në përditësim… Ora 20:27 ‘Territorialja’/ Berisha: Mbledhje firmash për Referendum! Boçi: Centralizimi politik i pushtetit lokal përdoret si magazinë votash për Qeverinë! Shërbimet largohen nga qytetari Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, kritikoi propozimin e PS për hartën e re, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.Gjatë fjalës së tij, Boçi tha se edhe Reforma Territoriale e vitit 2014, që shitej si histori suksesi nga PS, në të vërtetë ishte një dështim, pasi solli mungesë shërbimesh për qytetarët.Sipas Boçit, PS ka për qëllim centralizimin politik të pushtetit lokal, me qëllim që sipas tij ta përdorë si magazinë votash për pushtetin qëndror.“Në këto 9 muaj për mua është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ekspertët e PD-së. Rrëzuam propagandën që reforma e 2014-ës ishte një histori suksesi. Ishte histori e dështuar. E vumë theksin te pasojat e centralizimit, mungesa e decentralizimit, e shërbimeve, largësia e qytetarit nga qendra, mungesa e kompetencave, e funksioneve, nga centralizimi politik i pushtetit lokal që përdoret si magazinë votash për pushtetin qëndror”, tha mes të tjerash Boçi.Më tej Boçi theksoi se platforma e PD-së për hartën e re territoriale, me 100 bashki, do të ishte zgjidhja më e mirë për ofrimin e shërbimeve te qytetarët.“Së dyti, ne debatin e transferuam nga zyrat e Kuvendit drejt publikut. Dëgjesat kanë pasur impakt të madh publik dhe kanë shkëmbyer si shkëndijë për shpërthimin e protestave. Ne arritëm të paraqisnim alternativën tonë, me 2 nivele qeverisje, me nivelin e bashkive, 100 dhe nivelin e rajoneve apo qarqeve, që është një rregullator dhe që mbron funksionalitetin e pushtetit lokal në raport me dhunën që ushtron pushteti qëndror ndaj tij. Ishte një punë e jashtëzakonshme”, shtoi Boçi.Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha tha se PD do të mbledhë firma me qëllim mbrojtjen e bashkive që PS ka planifikuar t’i shkrijë. Ai tha se Karta Europiane e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave.“Këshilltarët kanë mbrojtur interesat e qytetarëve, por tani Partia Demokratike do të angazhohet në një veprimtari të fuqishme në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Çfarë do të thotë? Në të gjitha bashkitë që u ka rënë viza Edi Rama, që i zhduk Edi Rama, dhe të gjitha komunitetet ku ne kemi parashikuar bashki, degët e Partisë Demokratike do të nisin sapo të marrin formularin nga sekretariati, do të nisin peticionin, firmat e qytetarëve për bashkinë e tyre. Në mënyrë që të shkojmë drejt kërkesave ligjore në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Pra, protesta po e po, firma në mbrojtje të njësive të qeverisjes vendore. Dhe kjo që bën Edi Rama, është absolutisht në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Kartën Europiane të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave. Parashikon konsultimin me referendum”, tha Berisha. Share Ora 19:25 Berisha lexon studimin dhe ‘u tërheq veshin’ të vetëve: S’mund të dilni jashtë Tik Tok-ut, kemi 40% të elektoratit aty! Domosdoshmëri Inteligjenca Artificiale Kryedemokrati Sali Berisha lexoi të dhënat e një studimi që sipas tij është bërë nga ata që kanë realizuar platformën për strategjinë e re të komunikimit në këtë forcë politike.Berisha tha se përdorimi i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale si mjete komunikimi me qytetarët është domosdoshmëri për ripërtëritjen e PD.“Gatishmëria për të përqafuar mjetet dixhitale, proceset e bazuara në të dhëna dhe teknologji të reja, si inteligjenca artificiale, tregojnë një kuptueshmëri se modernizimi organizativ nuk është vetëm një zgjedhje, por një kusht themelor për efikasitetin politik, reagimin e shpejtë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë. Për ripërtëritjen pra, është kusht themelor për t’u ripërtërirë. Zotëri, nuk mund të thuash ç’më duhet mua Tik Toku. Nuk mund të dalësh jashtë Tik Tokut, sepse kemi 40% të elektoratit që merr lajmet nga Tik Tok, është një gjeneratë. Ata konstatojnë se anëtarët nuk kanë asnjë burim të vetëm autoritar nga i cili ata mund të marrin informacion për një qëndrim të partisë”, tha mes të tjerash Berisha.Berisha tha gjithashtu se në PD ka një problem në përcjelljen e mesazhit nga qendra drejt bazës. Kryedemokrati theksoi nevojën për centralizimin e mesazhit, me qëllim që të mos ketë deformim gjatë përcjelljes së tij nga qendra drejt anëtarëve të partisë."PD nuk përballet me një krizë idesh, lidershipi apo rëndësie politike. Ajo përballet me mungesën e një sistemi të brendshëm koherent, të aftë për të përkthyer qëllimin politik në veprim organizativ të koordinuar. Një sfidë strukturore kjo. Pavarësisht se zotëron një strukturë formale të përcaktuar të qartë, partia aktualisht nuk funksionon si një sistem operativ i integruar. Flukset e komunikimit janë të fragmentuara. Përgjegjësitë nuk zbatohen në mënyrë të qëndryeshme dhe përkthimi i vendimeve të lidershipit në mesazhe të zbatueshme, është i paqëndrueshëm. Mjetet joformale të komunikimit kanë zëvendësuar gradualisht kanalet formale. Dhe duke bërë këtë, kanë sjellë shpejtësi pa kontroll dhe akses, paqartësi. Me kalimin e kohës këto dinamika kanë kontribuar në rënien e kohezionit organizativ dhe një hendek në rritje mes strukturës ekzistuese dhe ekzekutimit operativ, pra funksionalitetit të saj. Duke njohur këto sfida, lidershipi i partisë nisi një përpjekje më të gjerë për të modernizuar koordinimin, komunikimin dhe proceset organizative në përputhje me realitetet politike bashkëkohore dhe objektivat strategjike afatgjata të partisë. Kjo përpjekje për modernizim pasqyron jo vetëm një domosdoshmëri organizative, por edhe një vizion të qartë politik, të dëshmuar nga lidershipi i partisë dhe kryetari", shtoi Berisha. Share Ora 18:54 Mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD, Berisha: Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje, s’ka besë e pasqyrë që e shpëton Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij se protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë e kanë goditur rëndë imazhin e kryeministrit Edi Rama.“Protesta e dytë më e gjatë pas asaj te Rruga e Shpresës. Për nga madhësia, absolutisht protestën më masive nga ajo që Shqipëria ka parë nga vitet 1990 e deri më sot. Kjo protestë i ka kryer kombit një shërbim jashtëzakonisht të çmuar. Falë kësaj proteste, sot Edi Rama është njeriu më i përbuzur i Ballkanit dhe i mbarë Europës. Edi Rama është sot kryeministri më i damkosur ndërkombëtarisht", tha mes të tjerash Berisha.Berisha tha se Rama pas këtyre ditëve protestë ka shënuar një rënie me 29% në sondazhe. Kryedemokrati shtoi se nuk ka ‘besë’ e ‘pasqyrë’ që ta shpëtoj kryeministrin Rama, i cili sipas tij po zhytet në një spirale pa kthim."Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin. Sondazhet e kanë nxjerrë Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë. Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim pas. S’ka besë e pasqyrë që ta shpëtojë. Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit”, shtoi Berisha. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al PD pasqyre albania sali berisha agora pd Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.5% Keq 34.9% Nuk e di 12.6% Vota total: 3780 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

