Lajme Zone
Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin
PolitikëEuronews Albania

Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka dhënë sot dritën jeshile propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka dhënë sot dritën jeshile propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh. Vendimi u mor pas procesit të konsultimeve publike të zhvilluara në territor, ku u pasqyruan qëndrimet dhe propozimet e qytetarëve dhe aktorëve vendorë. Sipas të dhënave zyrtare, në konsultime morën pjesë 670 persona, prej të cilëve 513 u shprehën pro reformës, ndërsa 67 kundër. Nga 51 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak, në votim morën pjesë 36 këshilltarë. Prej tyre, 26 votuan pro, 2 kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk u shpreh me votë pro ose kundër. Në mendimin e miratuar, Këshilli Bashkiak thekson se riorganizimi duhet të garantojë vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve publike, si edhe aksesin dhe përfaqësimin e komuniteteve në territorin e ri.