Këtë të premte është zhvilluar në Apelin e GJKKO-së seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkonte shfuqizimim e vendimit të pezullimit të afateve të paraburgimit nga data 1 tetor deri në datën 15 tetor. Afatet e paraburgimit për ish-Presidentin ishin pezulluar, pas dështimit të seancave gjyqësore, për shkak të bojkotit të avokatëve kundër rregullores së re censuruese të GJKKO-së. LEXO edhe...Veliaj tjetër vizitë nga mjekët në paraburgimin e Fierit, rekomandojnë të bëjë operacion! Avokati Ndreca: 2 javë vonesë për ndërhyrjen Meta ka qënë i pranishëm në seancat e zhvilluara për dosjen në ngarkim të tij dhe ka pretenduar se nuk ka qenë faji i tij për dështimin e seancave për shkak të bojkotit, ndërkohë që ai ka pranuar të vijojë pa avokat. Apeli i GJKKO-së ka shtyrë vendimin për në datën 25 nëntor, në orën 8:50. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al rregullorja e GJKKO bojkoti i avokateve GJKKO paraburgim seanca gjyqësore Ilir Meta Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.3% Nuk e di 9% Vota total: 1927 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
