Lajme Zone
“Kërkon guxim dhe energji”/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni protestës qytetare, shtatori duhet të jetë muaj vendimtar
PolitikëTop Channel

“Kërkon guxim dhe energji”/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni protestës qytetare, shtatori duhet të jetë muaj vendimtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës qytetare dhe që shtatori të shndërrohet, sipas tij, në muajin e “goditjes vendimtare” ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës qytetare dhe që shtatori të shndërrohet, sipas tij, në muajin e “goditjes vendimtare” ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi protestuesit që prej më shumë se 80 ditësh vijojnë protestën kundër qeverisë, duke u bërë thirrje demokratëve në Tiranë dhe në të gjithë vendin që të rrisin pjesëmarrjen në protestat e shtatorit.

“Heroizmi, sakrifica e të gjithë atyre që prej 80 e sa ditësh mbajnë me guxim dhe energji të madhe protestën kundër Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, duhet të frymëzojë sot çdo shqiptar”, tha Berisha.

Ai deklaroi se shtatori duhet të shërbejë si një moment vendimtar për opozitën dhe protestuesit.

“Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve të Tiranës, por edhe mbarë Shqipërisë, por në veçanti të Tiranës, që të shndërrojnë shtatorin me pjesëmarrjen e tyre në protestën qytetare në muajin e goditjes vendimtare të regjimit antishqiptar, të regjimit diktatorial autokratik, të narkoregjimit të Edi Ramës dhe të shkojmë si një komb drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Berisha. Top Channel